www.cona-sport.com

Sistemi për Frenim i Automjeteve!

  Ky sistem është një ndër paisjet më të rëndësishme tek automjetet dhe shërben për ndalim të shpejtë , të sigurt dhe efikas pa marr parasysh ngarkesën në automjet apo konfiguracionin e rrugës.
Qëllimi që ta njohim mirë këtë sistem është që ne të jemi të sigurt gjatë ngasjes së automjetit.

 

 Shtjellimi i Temës:

Frenat janë paisje ekzekutive,qëllimi i të cilave është ta ngadalsojnë,frenojnë
 dhe ta ndalin automjetin.

 

Varësisht se me çka aktivizohen frenat ndahen në:

       Frena me këmbë   dhe  Frena me dorë

        

 Ndërsa sistemet e detyrueshme për frenim janë:

   Freni punues    –  me këmbë
Freni ndihmës –   me dorë
Freni parkues   –  me dorë

                                                     

                                                         Frenat kryesishtë janë:

                                                                   *** Mekanik
                                                                   *** Hidraulik
                                                                   *** Pneumatik
                                                                   *** Ngadalësuesit
                                                                   *** Sistemi antibllok (ABS)
                                                                   *** Programi elektronik i stabilitetit (ESP)
                                                                   *** Freni i inercionit.

 

Frenat Punues:


Frenat punues aktivizohen me këmbë punojnë në funksion të shtypjes së fluidit përkatës.

 

Këta frena mund të jenë:

*** Hidraulik me vaj adekuat
            *** Pneumati me ajrë të komprimuar.
   
Frenat hidraulik përdoren te automjetet e udhëtarve (vetura,autobus) dhe kamionet.
Frenat pneumatik përdoren te autobusët,automjetet e rënda transportuese dhe rimorkiot.
Frenat punues i frenojnë të gjitha rrotët e automjetit,raporti i frenimit është 60%:40% për rrotat e parme të një boshti është 20%.
Frenat Punues mund të përdoren edhe të kombinuara. Figura 1.

Figura 1.

 

 * Frenat Mekanik:

   *** Freni ndihmës,
   *** Freni parkuesë
 
Freni ndihmës aktivizohet vetëm në rast të dështimit të frenit punues gjatë ngasjes së automjetit.

Freni parkues aktivizohet me rastin e ndaljes së plotë të automjetit në vendin e caktuar,nëpër mes këtyre frenave frenohen vetëm rrotët e prapme.

Frenat mekanik kryesisht janë të vendosur pranë ngasësit të automjetit,ndërsa te mjetet bashkangjitëse mund të vendoset edhe jashtë automjetit. Figura 2.

     

                                                                               Figura 2.

 

*** Freni ngadalsues:

Mund të përdoret pavarsisht frenit punues dhe atij ndihmës,këta frena punojnë në funksion të mbylljes (ndërprerjes) e njëkohësishme të karburantit dhe gypit për zbrazjen e gazërave të djegëjes të ashtuquajtura ngulfatje.

Këtë frena aplikohen te autmojetet transportuese të rënda mbi 5 tona të parapara  për tërheqëjen e mjetet bashkangjitëse me masë të lejuar mbi 5 tona dhe Autobuset.

 

Sistemi antibllok i frenimit (ABS):

Sistemi antibllok i frenimit (ABS) – punon në funksion të momentit këthyes të matjes precizse të koficientit të fërkimit (gomë-rrugë) dhe rezulton në atë se zvoglon rrugën e frenimit përkatësisht ndaljes së automjetit.
Ky sistem është mjaftë efektiv sidomos gjatë frenimit të vrullshëm gjë që edhe nuk e lejon, dmth nuk e lejon bllokimin e rrotave gjatë frenimit.

Figura 3.

Figura 3.

 

  Programi elektronik i stabilitetit (ESP):



Programi elektronik i stabilitetit (ESP) – është pjesë elektronike që e kontrollon sistemin ABS, kryesisht gjatë kthimit të shpejtë nëpër këthesa të ashpëra.
Kjo kryhet nëpër mes senzorve ku pranohen informatat deri te truri elektronik në pompën ABS dhe kështu bënë kontrollimin e frenave.

          

                                            ESP ON                                                                                       ESP OFF

 

  Freni i inercionit:

Freni i inercionit ndryshe quhet ‘freni i vrullshëm’ si Frenë punues kryesishtë përdoret te mjetet e bashkangjitura (Rimorkio) masa më e madhe e lejuar e të cilave nuk e kalon ngarkesën 3.5 tona,ky lloj freni aktivizohet atëhere kur në automjetin tërheqës apo të ngadalësuar vërsulet rimorkio dhe po që se shpejtësia e lëvizjes së tijë nuk kalon 30km/h.
Mirëpo përpos paisjeve të sistemit për rrenim vlenë të përmendet edhe frenimi me motor.
Ky frenim është mjaft efikas,sidomos gjatë lëvizjes së automjetit në teposhtëze dhe rrugë të rreshqitëshme.
Në realitet frenimi arrhet në bazë të fërkimit direkt të pjesëve adekuate në rrotë ,pra kontaktit të diskut apo tamburit me Paknetet (gurtnet) frenuese.

  Në funksion të ndaljes së plotë të automjetit hyjnë edhe kontakti i gomës me sipërfaqen e rrugës, në këtë rastë ndikon profile dhe gjendja e gomës,kushtet atmosferike dhe struktura e rrugës.Prandaj bazuar në të gjitha këto caktohet distance e sigurisë. Figura 4.

Figira 4.

 

 

     

Punoi inxh.i.dip.i Makineris Ismet Duriqi dhe njëherit Ligjerues në Autoshkollen "cona sport" Podujevë 

 
Ju Faleminderit për viziten tuaj!!!!!
Për të gjtha vrejtjet apo kshillat e juaja, mund të klikoni në linkun "Na Shkruani"